KreuCelebrity

Tradhëtia dhe vdekja e ish burrit politikan, çfarë i ndodhi Monika Lubonjës?

 

Brenda shtëpisë, Monika Lubonja rrëfeu gjatë një bisede me Kledi Hysën disa detaje mbi jetën e saj private dhe tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.

“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”,  tha ajo.

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Monikës quhej Genci Pasko, dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera mbajti edhe postin si Zv/ Ministër i Turizmit, para disa vitesh.

Aktorja ka pohuar se është tradhëtuar prej tij.  Monika është shprehur herë pas here se ai ka qenë dashuria e saj më e madhe, dhe që e ka falur pavarësisht asaj që ndodhi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF