KreuArt

Përveç Beatrix,Stresi ka një mendim edhe për Einxhel

Reperi Stresi ka qenë i ftuar në emisionin “Stay Tuned” ku ndër të tjera ai ka dhënë edhe mendimin e tij mbi personazhe të “Big Brother VIP Albania”, si dhe për situata të ndryshme që kanë ndodhur aty.

Përveç lidhjes Donald-Beatrix, ku ai gjykoi vetëm Beatrix duke e konsideruar jo të duhur vendimin e saj për t’u lidhur me Donaldin, Stresi ka dhënë komentin e tij lidhur me Einxhelin, me të cilin reperi nuk ka pasur marrdhënie të mira prej kohësh.
Gjatë intervistës Këngëtari ka risjellë në vëmendje konfliktin që ata kanë patur me njeri-tjetrin, duke mohuar se i ka kërkuar falje.

“Egoiste shumë, naive shumë.Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje. Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje.Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disco darkave, puthu me njerin…”- ka thënë ai.

Ndërkohë, i pyetur për të dashurin e Einxhel, Dj Dagz, Stresi u shpreh se e shikon “si peshk”.

“I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë”- tha Stresi

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF