A do të rikthehet në “Love Story”? Saimiri merr vendimin!

Saimir Kasemi vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes, për shkak të pjesëmarrjes së tij në programin e dashurisë “Love Story”.

E zgjedhura e tij mes vajzave konkurrente ishte Meri, por romanca e tyre jashtë programit nuk shkoi ashtu siç të gjithë e prisnin.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Saimiri ka pyetur ndjekësit e tij se si iu duket një rikthim i mundshëm në Love Story, “Kam pasur mesazhe të shumta për një rikthim në Love Story. Si mendoni ju? Po apo jo?”, shkroi ai.

Dhe pas këtij postimi disa orë më vonë, Saimiri sqaroi se “Love Story” për të është një kapitull i mbyllur dhe nuk do të rikthehet. “Edhe pse ishte një eksperiencë unike dhe e bukur për mua, kapitulli i “Love Story” është i mbyllur”, sqaroi ai.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article