KreuCelebrity

Omicron mund të jetë fundi i pandemisë në Europë, sipas OBSH!

Varianti Omicron e ka zhvendosur pandeminë e Covid-19 në një fazë të re dhe mund t’i japë fund asaj në Europë, tha drejtori i OBSH-së për Europën.

“Është e besueshme që rajoni po shkon drejt një faze që është fundi i pandemisë”,  tha Hans Kluge për Agence France-Presse, duke shtuar se Omicron mund të infektojë 60% të europianëve deri në mars.

“Ne parashikojmë që do të ketë një periudhë qetësie para se Covid-19 të mund të rikthehet në fund të vitit, por jo domosdoshmërisht që të rikthehet pandemia”, tha Kluge.

Shkencëtari më i njohur amerikan Anthony Fauci shprehu një optimizëm të ngjashëm të dielën, duke thënë në emisionin “This Week” në ABC News se me rastet e Covid-19 u ulën në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Varianti Omicron, për të cilin studimet kanë treguar se është më ngjitës se Delta, por përgjithësisht çon në infeksion më pak të rëndë sidomos për njerëzit e vaksinuar, ka rritur shpresat e shumëpritura se Covid-19 ka filluar të kalojë nga një pandemi në një sëmundje endemike më të menaxhueshme si gripi sezonal.

Por gjithsesi Kluge paralajmëroi se ishte ende herët për ta konsideruar Covid-19 endemik, “Flitet shumë për mjetet endemike, por me ‘endemike’ do të thotë se është e mundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Ky virus na ka befasuar më shumë se një herë kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm’.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF