KreuCelebrity

Si ta heqim akullin nga xhami i makinës brenda një minute!

Në këto ditë të ftohta është e rëndësishme të pastroni siç duhet akullin nga makina juaj përpara se të niseni herët në mëngjes. Nëse e drejtoni makinën tuaj me akull që mbulon xhamin e përparmë, mund të rrezikoni veten dhe të tjerët.

Duhet të përdorni lëng që pastron sipërfaqet e xhamit nga bora dhe akulli, të cilin mund ta përgatisni edhe vetë.

Përziej dy të tretat alkool dhe një të tretën ujë. Hidhi në një shishe që sprucon dhe lëre për ta pasur në ditët më të ftohta. Sapo përzierja prek xhamin, akulli shkrin brenda një kohë shumë të shkurtër.

Kujdes, asnjëherë nuk duhet të përdorni ujë të vluar për të shkrirë akullin në makinë. E njëjta gjë vlen edhe për uthullën, duhet ta shmangni në mënyrë kategorike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF