KreuCelebrity

Lind çifti i parë në “Love Story 2”, vazhdojnë romancën jashtë programit!

Në spektaklin e kësaj të hënë në “Love Story” Andi dhe Klaudia na kanë surpizuar të gjithëve.

Ata vendosën që të nisin një romancë së bashku dhe ta vazhdojnë lidhjen jashtë programit të dashurisë.

Ka qenë Andi ai që ka shprehur i pari pëlqimin ndaj Klaudies dhe dëshirën e tij për të vazhduar lidhjen jashtë “Love Story”.

“E di që të erdhi e papritur sepse unë jam një njeri që i bëj gjërat në moment. Na ka përfshirë të dyve ky emocion. Kam parë sinqeritet tek ty. Jam shumë i sigurtë në çdo hap që hedh. Je e vetmja gocë për të cilën kam ndjenjë. Klaudia kam dëshirë që këtë ndjenjë që kemi krijuar në “Love Story” ta vazhdojmë jashtë”, tha ai, ndërkohë që Klaudia pranoi që ta njohë.

Biseda në studio:

 

Andi: Nuk kam asnjë kimi mes vajzave.

Daniela: Më vjen mirë që e the para meje.

Dea: Më vjen mirë që e the sepse nuk humbet kohën tënde.

Andi: Kam një kërkesë për produksionin sepse dua t’i them diçka një vajze.

Alketa Vejsiu: Nuk largohesh nga programi edhe pse nuk ke interes për Dean apo Danielën.

Andi: Klaudia. E di që të erdhi e papritur sepse unë jam një njeri që i bëj gjërat në moment. Na ka përfshirë të dyve ky emocion. Kam parë sinqeritet tek ty. Jam shumë i sigurt në çdo hap që hedh. Je e vetmja gocë për të cilën kam ndjenjë. Klaudia kam dëshirë që këtë ndjenjë që kemi krijuar në “Love Story” ta vazhdojmë jashtë.

Klaudia: Dua kohën time, por pranoj të të njoh.

Alketa Vejsiu: Ju jeni të emocionuar. Por unë si ngela. Jam shumë e lumtur për ty sepse ke mbetur gjithmonë modeste.

Andi: Dua të bëj një falënderim për një zonjë të nderuar, Vera Grabockën.

Alketa Vejsiu: Çifti i parë që vazhdon romancën jashtë “Love Story”. Ju urojmë shumë fat.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF