S`ka më kuptim”, Danimarka planifikon heqjen e kufizimeve!

Danimarka planifikon të heqë kufizimet e saj lidhur me COVID-19 në 1 shkurt megjithë nivelin rekord te infektimeve, pasi shkalla e lartë e saj e vaksinimit konsiderohet e mjaftueshme kundër variantit më të butë Omicron, tha  Ministria e Shëndetësisë. Nëse një komision parlamentar miraton propozimin e qeverisë, Danimarka do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq kufizimet pavarësisht nga vala e infeksioneve me Omicron që përfshiu kontinentin.

“Dëshiroj që COVID-19 të mos kategorizohet më si një sëmundje e rrezikshme për shoqërinë që nga 1 shkurti”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në një letër drejtuar ligjvënësve. Kjo do të çonte në heqjen de fakto të të gjitha kufizimeve të brendshme, duke përfshirë përdorimin e një pasaporte të vaksinimit, mbajtjen e maskave dhe mbylljet e hershme për baret dhe restorantet. Megjithatë, thote REL, Danimarka do të mbajë disa masa kufitare për katër javë të tjera, duke përfshirë teste dhe/ose karantinë në varësi të vendit të origjinës së udhëtarëve.

Vendi skandinav hoqi më parë të gjitha kufizimet më 10 shtator, përpara se të rivendoste përdorimin e një pasaporte për COVID-19 në fillim të nëntorit dhe më vonë të vendoste kufizime të reja.

Në Suedinë fqinje, autoritetet njoftuan se kufizimet aktuale do të mbeten në fuqi për të paktën dy javë të tjera. Sidoqoftë, Ministrja e Shëndetësisë, Lena Hallengren tha në një konferencë për shtyp se “shumica e kufizimeve” mund të hiqen më 9 shkurt nëse “situata është stabilizuar atëherë”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article