KreuCelebrity

Victoria Beckham ha të njëjtin ushqim cdo ditë prej 25 vjetësh!  

David Beckham rrëfeu se e shoqja, Victoria, ha të njëjtin ushqim prej 25 vitesh. Ish Spice Girl 47 vjecare konsumon vetëm peshk në zgarë dhe perime të zjera në avull. “Herët e pakta kur ajo provon dicka tjetër, janë mbrëmjet e mia të preferuara”, u shpreh ai.

Duke diskutuar zakonet e të ushqyerit të bashkëshortes në podcasting River Cafe Table 4, David shpjegoi se “e pushton emocioni kur flitet për ushqimin dhe verën”.

“ Kur unë ha dicka shumë të mirë, dua që ta provojnë të gjithë të tjerët rreth e qark meje. Për fat të keq, jam martuar me dikë që ha të njëjtën gjë prej 25 vitesh: peshk, perime dhe shumë rrallë devijon nga ky zakon i saj. Vetëm kur ishte shtatzënë me Harper provoi dicka nga pjata ime, dhe u gëzova shumë, por nuk e ka bërë më që prej atëherë”, u shpreh ai.

Victoria vetë më herët e ka pranuar se konsumon ushqime të skuqura në vaj, gjalpë apo salcë, dhe nuk fut në gojë mishin e kuq apo produktet e bulmetit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF