KreuCelebrity

Rudina rrëfen historinë personale të shpimit të veshëvë të vajzës, Mia!

Dikur hermetike për jetën si mama apo edhe detajet nga Mia e saj, Rudina Magjistari duket se ka filluar të lëshojë pe!Pas grimcave në Instagram me ndonjë detaj nga pushimet apo dhe festat e vajzës, sot në programin e saj të përditshëm, Rudina ndau një copëz nga e vogla e saj. Pikërisht në temën për shpimin e veshëve të vajzave në moshë të vogël, ku kishte ftuar një doktoreshë, ajo ndau çfarë i kishte ndodhur me vajzën.

“Vajza ime më erdhi një ditë dhe më tha dua të shpoj veshët. Kishte parë një shoqen e saj, që i kishte shpuar. E çova t’i shponim veshët, por kur pa mjetet, gjërat që duheshin përdorur për te shpuar veshët, u step dhe nuk donte.

Kështu nuk i shpoi, por mesiguri do vijë momenti kur ta bëj”,- tregoi prezantuesja e dashur e gjithë shqiptarëve, teksa kujtoi edhe sesi vetë i kishte shpuar bashkë me një shoqe, tek një grua në lagjen e saj, e famshme për këtë gjë!

Në fakt të gjithë kemi pasur dikë në lagje, që njihej për shpimin e veshëve. Sot, shpimi i veshëve është bërë një proces më impenjativ dhe aspak i pavarur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF