KreuCelebrity

Pas Ilirit dhe Beniadës, ja dy banorët e tjerë që shkojnë në finalen e BBV!

Gjatë spektaklit të kësaj të premte u hap një televotim për dy finalistët e fundit të “Big Brother VIP”.

Publiku pati mundësi të votonte për të preferuarit e tij, dhe zgjodhi që në finalen e madhe të shkonte si fillim Donaldi dhe më pas finalistja e katërt që u bashkua ishte Einxhel.

Padyshim që finalja ka qenë një ëndërr për të gjithë banorët, dhe si Donaldi dhe Einxhel u lumturuan pamasë kur morën lajmin se do të jenë pjesë e saj.

Kujtojmë në televotim gjatë kësaj jave kanë qenë Monika Lubonja, Einxhel Shkira, Donald Veshaj dhe Arjola Demiri, ndërkohë në spektaklet e mëparëshme Iliri dhe Beniada ishin zgjedhur si finalistët e parë të “Big Brother VIP”.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF