KreuCelebrity

Trixa “e paska zakon”, i kishte dedikuar këngë dhe ish-it: Del videoja!

Edhe pse ka dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon ta tërheqë pothuajse me të njëjtin intensitet vëmendjen e mediave rozë.

Një nga arsyet që këngëtarja diskutohet kaq shumë, është lidhja e saj brenda BBV me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Beatrix i kushtoi atij dhe një këngë, gjest ky që e preku mjaft Donaldin, por media të ndryshme thanë se nuk është hera e parë që këngëtarja bën një gjë të tillë për të dashurin e saj.

Një video e kohës kur ishte e lidhur me Ervi Cenollin, një dashuri duket mjaft e fortë ajo mes tyre, tregon sesi këngëtarja kishte bërë një dedikim të ngjashëm edhe për të.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF