KreuStil Jetese

Njihuni me Egli Haxhirajn, avokati që qëndron pas kontratave të “Big Brother VIP”!

Pas një produksioni të madh sikurse është ai i “Big Brother VIP” domosdoshmërisht duhet të qëndrojë një avokat shumë i zoti. E kush më mirë se Egli Haxhiraj do ta kryente këtë detyrë më së mirë..

Tashmë ky rrugëtim i bukur por edhe sfidues ka përfunduar, dhe avokati është mëse i lumtur për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme..

Egli Haxhiraj ka kryer studimet në Parma të Italisë, vijoi si fillim punë përtej Atlantikut, dhe sot ushtron suksesshëm profesionin në vendin e tij të lindjes, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të vyer..

38-vjeçari drejton studion më të rëndësishme ligjore në vend, “Fare Impresa”, që operon në të dy shtetet, në Itali dhe në Shqipëri. Avokati i njohur shqiptar ndjek kompanitë më të rëndësishme italiane në vendin tonë, dhe të gjithë sipërmarrësit e huaj që transferohen në Shqipëri për të hapur një kompani.

Egli Haxhiraj shërben gjithashtu si avokat i personazheve të famshëm të botës së medias dhe spektaklit, ndaj shpesh njihet si “Avokati i VIP-ave”.

2121 ishte një vit i i suksesshëm për avokatin, ku ndër të tjera ai publikoi librin “Soluzione Estero” në shtëpinë botuese italiane “Rossini Editore”, libër i cili më pas u shpërnda në të gjitha libraritë atje, duke patur në këtë mënyrë një jehonë edhe në mediat italiane.

“Soluzione Estero” tregon planifikimin e strategjisë ligjore dhe tatimore për të hapur një kompani të suksesshme jashtë vendit, duke shmangur gabimet.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF