KreuStil Jetese

Ky fustan i Meghan Markle u shpall veshja më e mirë e vitit 2021!

Fustani që Dukesha e Ssussex, Meghan Markle mbante veshur gjatë intervistës së bujshme të saj me Oprah Ëinfrey është shpallur fustani i vitit 2021 nga Muzeu i Modës në Bath. Një version i fustanit të Giorgio Armani do të shfaqet si artikulli i fundit në ekspozitën kryesore, “Një histori e modës në 100 objekte”. Ai është i zi, i derdhur dhe me një qëndismë në formë zambaku uji të bardhë që muzeu e përshkruan si “shoqërim simbolik me rilindjen, vetë-rigjenerimin dhe ndriçimin shpirtëror, si dhe aftësinë për të lulëzuar pavarësisht kushteve në dukje sfiduese”, thotë Metro.

Meghan e kishte vendosur vetë rripin ne mes, edhe ai nga një koleksion Armani.

Çdo vit, muzeu fton një ekspert nga industria e modës për të zgjedhur një fustan ikonë që përfaqëson vitin e porsakaluar.Ibrahim Kamara dhe Gareth Wrighton të revistës Dazed e bënë zgjedhjen për vitin 2021. Sipas tyre, “intervista Meghan dhe Harry me Oprah eshte moment që do të qëndrojë përgjithmonë në ndërgjegjen kolektive britanike”.

Fustani i Meghan nga Armani, i veshur për të treguar një shtatzëni hyjnore, e përshtati Dukeshën në të zeza kundër peizazhit të bollshëm të kopshtit të Hollywood-it të Tyler Perryt. “Kjo pamje tani, përmes lidhjes së plotë me një moment televiziv viral, është ngulitur fort në psikikën tonë të kulturës pop”, u shprehen ata.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF