KreuArt

FOTO/ I dhuroi trëndafil në mes të dasmës, çfarë po ndodh mes Di Caprio dhe ish-partneres Naomi Campbell?

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e martesës së redaktorit britanik të Vogue Edward Enninful, me  partneren e tij Alec Maxwellseen.

Për të festuar dashurinë e tyre u bënë bashkë VIP-at botërorë të cilët i dhanë ngjyra atmosfesrës me prezencën e tyre. Në mesin e të ftuarve ishin supermodelja Naomi Campbell, Leonardo Di Caprio dhe Orlando Bloom.

‘DailyMail’ raporton se gjatë mbrëmjes, aktori i Titanikut, kishte blerë pesë tufa trëndafila të kuq (të cilat kushtuan 500 dollarë) dhe i shpërndau për të  ftuarit e mbrëmjes, përfshirë ish-partneren e tij Naomi.

Supermodelja dhe Di caprio madje qëndruan shumë afër njëri tjetrit gjatë darkës dhe nuk ju shpëtuan as fotografëve këto momente.

Ndër të tjera DailyMail shkruan se gjatë gjithë mbrëmjes Naomi e mbajti të shtrënguar në duar trëndafilin edhe teksa qëndronte jashtë ambienteve me Emma Thynn.

Leonardo dhe Naomi, përjetuan një romancë në vitin 1995. Nuk dihet nëse diçka është rindezur mes tyre apo është thjesht një miqësi e bukur.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF