KreuArt

Kush kopjoi kë?! Julia Fox dhe Kim Kardashian identike në javën e modës në Milano!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kim Kardashian dhe modelja Julia Fox kanë zgjedhur kostume të ngjashme për Javën e Modës në Milano.

Kim doli e veshur me një ‘latex’ nga Avellano, duke e kombinuar këmishën e saj të zezë me pantallona të ngjashme, doreza dhe syze “Prada” dhe çizme “Yeezy”.

Vetëm dy ditë më vonë, Julia Fox u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e “Versace”-s me një veshje të ngjashme.
Julia e kombinoi veshjen e saj prej gome me doreza ‘latex’ dhe çizme shkëlqyese, dhe madje riktheu grimin e theksuar në sy.


Dy nga ish të dashurat më të fundit të reperit, Kanye West janë veshur në mënyrë të ngjashme edhe disa herë të tjera.
Ato janë përshtatur me kostume të Alexander Ëang, Jean Paul Gaultier, çizme Balenciaga.

Të mërkurën (23 shkurt), ata madje zgjodhën veshje pothuajse identike për të nisur shfaqjet e Milanos – Foxs me kostum nga “Diesel”, ndërsa Kardashian nga “Prada”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF