KreuArt

Sarah Berisha së shpejti moderatore; ja spektakli që do të drejtojë!

Ish banorja e ‘BBV’, Sarah Berisha, është kthyer në një nga personazhet më të preferuar të publikut. Ajo është mjaft e suksesshme si blogere por kësaj rradhe ajo ka korrur një tjetër sukses duke realizuar një nga ëndrrat e saj që të moderonte një spektakël.

Blogeres i është besuar moderimi në spektaklin e humorit në Abc News, “Kosherja” në krahë të Bes Kallakut.

Ky lajm u bë i ditur nga llogaria zyrtare e këtij spektakli në Instagram.

“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë“, shkruhet në postimin e pak orëve më parë.


Deri më tani Sarah nuk ka treguar detaje por përmes një videoje në Instastory u tha ndjekësve që së shpejti do të ndajë me ta fillimin e një projekti “emocionues” për të.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF