KreuStil Jetese

Francezi udhëton 1.700 milje që të shpëtojë të dashurën në Ukrainë!

Marco Colas është prova e gjallë e faktit se dashuria, nuk njeh kufij. Në kohën kur 2.5 milionë vetë janë larguar nga Ukraina që prej fillimit të pushtimit rus, bukëpjekësi 35 vjecar francez po bënte të kundërtën. Ai mori rrugën që të shkonte në vendin e sulmuar prej Rusisë dhe të shpëtonte të dashurën e tij ukrainase.“Kisha shumë frikë, por kisha frikë edhe për jetën e të dashurës sime. Adrenalina dhe dashuria më dhanë forcën dhe guximin për ta kërkuar atë”, tha Colas për The Times. “Ndonjëherë,” u shpreh ai ai, “për dashurinë ia vlen të rrezikosh gjithçka“.

Ai mori vendimin të shpëtonte Vladislavën sapo dëgjoi lajmet e ofensivës ushtarake të Moskës. Pasi bleu një çantë shpine, pajisje mjekësore, paketa racioni dhe syze për të shikuar natën, ai udhëtoi me autobus për në kufirin polako-ukrainas, ndërsa pjesën tjetër të rrugës e bëri në këmbë.

“Unë jam shumë sportive. Bëj maratonë dhe jam në formë të mirë. Kështu që vendosa se mënyra më e mirë për të arritur në fshatin e saj duhej të ecja 28 milje atje nëpër pyll, ta shpëtoja dhe më pas ta ktheja në Francë me mua,” rrëfeu më tej. Ai i kishte bërë llogaritjet dhe mendoi se “do të duheshin rreth 10 orë në këmbë për të arritur tek ajo”.

Por ushtarët ukrainas e ndaluan sepse menduan që ishte agjent rus.

“Ushtarët nuk mund të më kuptonin, dhe unë nuk mund t’i kuptoja ata,” tha ai për Times. “E vetmja gjuhë që kishim të përbashkët ishin ato pak fjalë rusisht që dija – por sa herë që i provoja ato, ushtarët më goditën si bum-bum-bum dhe më thoshin se isha një spiun rus.”Pavarësisht kësaj, tha Colas, ai u la i lirë pas 24 orësh marrje në pyetje dhe iu nënshtrua kujdesit të disa banorëve vendas që flisnin frëngjisht. Që atëherë ai ka punuar në një fabrikë duke krijuar pajisje kundër tankeve të njohura si “iriq”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF