KreuCelebrity

“Vaj askush nuk shkon”, cfarë thotë Sarah për lidhjen me DJ PM!

Sarah Berisha ka bërë një rrëfim të sinqertë për marrëdhënien e saj me DJ PM-in. Ajo tregoi përPrive”, se me  DJ PM-it po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin pavarësisht distancës.

Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoj që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë”, tha blogerja.

Por si e sheh ajo të ardhmen?

“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas ‘Big Brother’, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, u shpreh Sarah.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF