KreuStil Jetese

Parashikimi i yjeve për ditët e mbetura të marsit!

Parashikimi i yjeve për ditët e mbetura të marsit!

DASHI

Jupiteri, planeti i mrekullive, fluturon në sektorin e privatësisë. Kjo do t’ju inkurajojë të shëroni çdo plagë dhe të rrisni natyrën tuaj reflektuese. Kjo periudhë do të ishte shumë e favorshme për t’u përballur me persona që janë në role drejtuese. Do të inkurajoheni për gjendjen tuaj shpirtërore. Dielli do të hyjë në shenjën tuaj në datën 20, duke sjellë emocione në jetën tuaj.

DEMI

Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për veten është të njihni vlerat tuaja. Nëse miqësitë tuaja kanë qenë të venitura, ky është për shkak të ashpërsisë tuaj. Trajtojini miqtë me respektin që meritojnë, sado problematike të jenë anët e tjera të jetës suaj. Dashuria ka më shumë nevojë për përkujdesje nga ju këtë muaj, por mos harroni para së gjithash të doni veten tuaj.

BINJAKËT

Nëse ju lind një ide, bëni mirë ta zhvilloni. Dashuria është disi e qetë në mars. Asgjë për t’u shqetësuar, pasi puna do t’ju zërë kohën më të madhe, do t’ju mbetet pak kohë për dashurinë. Disa marrëdhënie miqësie do të bëhen të rëndësishme dhe të krijojnë emocione pozitive. Shenjës tuaj i pëlqen të lexojë, ndaj për të qetësuar mendjen, shkoni në bibliotekë.

GAFORRJA

Diçka po lëviz! Këtë muaj do t’ju rikthehen emocione që s’i keni ndier prej kohësh. Çiftet e lidhura prej kohësh, mund të mendojnë të bëjnë një fëmijë, pasi kjo është një periudhë shumë e favorshme për ata që duan të krijojnë familje ose ta zgjerojnë atë. Gjatë këtij muaji do të keni shëndet të mirë, forcë dhe energji. Ditët më pak të favorshme janë data 22 dhe 29.

LUANI

Me ardhjen e pranverës do të jeni më të qetë. Nëse doni të ndryshoni, lëvizni vetëm nëse jeni të bindur që nuk gaboni. Situata sentimentale do të përmirësohet ndjeshëm. Njohjet në Pranverë mund të shndërrohen në lidhje, ndonëse ju mundojnë çështjet ekonomike. Ndikimi favorizues i Diellit do t’ju ndihmojë të kapërceni depresionin dhe pasigurinë.

VIRGJËRESHA

Marsi karakterizohet nga tensione sepse do të përballeni me diçka të rëndësishme. Fakti që do t’i përkushtoheni shumë punës dhe aspektit ekonomik mund t’ju shkaktojë momente tensioni. Mundohuni t’i lini mënjanë tensionet në familje. Muaji do të karakterizohet nga një lodhje psikologjike, një periudhë e lodhshme për ata që kanë kapërcyer një provim ose sfidë.

PESHORJA

Pyesni të dashurit tuaj se çfarë mendojnë lidhur me atë që është më e mirë për ju. Kjo mund të jetë një kohë rritjeje në drejtim të dashurisë. Dashuria zgjat kur ndërtohet mbi themelet e të ndarit të njëjtit botëkuptim dhe realitet. Ju mund të shkoni përtej limiteve tuaja. Dhurojini vetes një pushim për të zbuluar ëndrra të reja. Sektori i shtëpisë do të kërkojë vëmendjen tuaj.

AKREPI

Ju pëlqen apo jo, do të ndodhin disa ndryshime në marrëdhëniet tuaja pas datës 11. Mënyra se si kujdeseni për aspektin emocional do të prekë miqtë, ndaj dëgjojini me mendje të hapur. Ky do të jetë muaji i cili ju fton të eksploroni në jetën private. Largimi i dimirit ju afron një pastrimin shpirtëror dhe ju drejton drejt emovioneve të forta apo qetësisë shpirtërore.

SHIGJETARI

Ato që dikur funksiononin tek ju, tani nuk kanë më efekt. Shikoni ndryshimet brenda zemrës dhe mendimeve tuaja. Ajo që dikur ju qetësonte tani ka ndryshuar, kështu që mundohuni ta kapni në kohë këtë ndryshim, para se gjërat t’ju dalin nga kontrolli. Trendi i trasformimit është duke ju prekur brenda dhe jashtë. Më në fund jeni duke parë dritë në fund të tunelit.

BRICJAPI

Ka shumë energji në marrëdhëniet tuaja; mësoni ç’po ndodh në vend që t’i largoheni mërzitjes. Zgjidhni mes të qenit në paqe në mënyrë që ta mbani marrëdhënien tuaj të fortë. Kultivoni një lloj diplomacie që nuk e fsheh të vërtetën e asaj që doni të thoni. Të gjithë meritojnë një pushim herët a vonë. I vetmi problem që keni është të vazhdoni të ndiqni rutinën e punës.

UJORI

Ndonjëherë emocionet janë të ngatërruara dhe nuk kanë kuptim për ju. Nëse shqetësoheni për të tjerët, është koha t’i dëgjoni. Hëna e plotë e datës 27 do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të pajtuar dhe shëruar gjërat e acaruara. Paqja e vërtetë fillon me ju. Zona e përmirësimit financiar është e fuqishme, ju do të përfitoni nga opsione dytësore.

PESHQIT

Nëse mendoni se keni zgjedhur të shihni vetëm anën e mirë, nuk do të thotë që nuk duhet ta shihni të keqen dhe të mos pranoni që këto gjëra ekzistojnë tek të tjerët. Nëse ju pëlqen gjithçka tek një person, duhet të jeni të ndershëm me veten. Keni të drejtën të qëndroni ose të shkoni, por mos gënjeni veten dhe partnerin lidhur me atë që ju thotë zemra.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF