KreuStil Jetese

Kim Kardashian i “mori sytë” njerëzve e veshur kokë e këmbë me ngjyrë çiklamin!

Kim Kardashian lansoi javën e kaluar “Skims Swim” dhe mori pjesë në disa evente në Miami për të promovuar produktet e reja. Si gjithmonë, ylli i reality shoë-t i ngacmoi fansat me disa imazhe të reja provokuese.

41-vjeçarja postoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto mahnitëse nga një ballkon përballë oqeanit nga udhëtimi i saj i fundit në Miami.

Aty shfaqej e veshur kokë e këmbë me ciklamin, ndërsa bluza e shkurtër,  pantallonat e ngushta e takat e larta i nxirrnin më shumë në pah format trupore. Veshja duket do të jetë pjesë e koleksionit të saj të ardhshëm të “Skims” pasi ajo në mbishkrimin e fotove shkroi: “Pranverë-verë 2022”.

Kim ka kaluar shumë kohë në Florida, ndërsa ajo dhe motra e saj Khloe bënë bujë me paraqitjet e tyre provokuese teksa mbërritën në mbrëmjen e organizuar ate. Koleksioni i ri i rrobebanjove të tyre u prezantua në 18 mars dhe është i disponueshëm në përmasat XXS-4X me cmime nga 32 deri në 108 dollarë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF