Ç’ndodhi?! Oficerët e policisë mbërrijnë në shtëpinë e Will Smith!

Disa oficerë policie të Los Angelesit u panë në rezidencën e Will Smith, dy ditë pasi aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”.

Oficerët u fotografuan përreth rezidencës luksoze “Smiths Calabasas” me një makinë patrullimi në orën 14:40 të së martës, raportoi “The Sun”.

Një oficer i informacionit publik për departamentin konfirmoi se ishte Smith ai që thirri forcat e rendit në shtëpinë e familjes së tij të martën pasdite, pasi një dron po fluturonte mbi pronën shumëmilionëshe.

Por në kohën kur oficerët e policisë arritën atje, droni i supozuar ishte zhdukur, konfirmuan ata për “The Sun”.

Ndërkohë Chris Rock nuk ka ngritur asnjë akuzë pasi u sulmua në skenë nga aktori 53-vjeçar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Oscars të dielën mbrëma. Që atëherë ky i fundit ka kërkuar falje publike përmes një deklarate në Instagramin e tij, duke thënë se sjellja e tij ishte “e papranueshme”.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article