KreuCelebrity

PALMERS tani është në Tiranë!

Për ata që e njohin mirë brandin elitë të veshjve intime Palmers kemi një lajm të mirë. Brandi juaj i preferuar tashmë është në Tiranë. Një pasdite fundmarsi mblodhi emra të njohur të fushës së biznesit, modës e artit për të uruar stilisten Enada At’Nikolla dhe sipërmarrësen Mirela Cano pasi ato janë dy emrat që qëndrojnë pas ardhjes ekskluzive të Palmers në Tiranë.  Më anë të këtij eventi promovues At’ Nikolla dhe Cano prezantuan për pjesëmarrësit sipermarrjen e tyre më të re, që përtej biznesit synon të sjellë një markë kualiteti në produktet e linjta të domosdoshme në jetën e çdo njeriu.

Gjatë fjalimit përshëndetës zonja Cano tregoi se ajo që i tërhoqi drejt këtij biznesi është marka që për ta është shumë familjare, një brend me bazë në Austri por mbi të gjitha historia e suksesshme 100 vjeçare me famë në gjithë Europën dhe jo vetëm.

Palmers është kompania më e madhe e tekstilit në Austri.  Në vitin 1914, Ludwig Palmers hapi dyqanin e tij të parë në Innsbruck, Austri.  Quhej “Zum Restenkönig” dhe shiste përparëse, mbetje pëlhurash dhe artikuj të vegjël të veshjeve të grave.  Pas Luftës së Parë Botërore, Ludwig filloi të specializohej mbi atë që do të bëhej marka “Palmers” , duke krijuar çorape dhe të brendshme femrash.  Në vitet 1920, tre djemtë e tij hynë në biznes dhe u themelua kompania “Palmers”.  Deri në vitin 1927, ata kishin tashmë tetë dyqane në të gjithë Austrinë.  Një vit më vonë, ata hapën dyqanin e tyre të parë në Vjenë, në Rotenturmstrasse.

Logoja klasike e Palmers me ngjyrë të gjelbër dhe me kurorën në krye u krijua në vitet 1930 dhe ka pësuar pak ndryshime! Në të njëjtën dekadë kompania filloi gjithashtu një sistem ekskluziviteti, i cili i lejoi ata të hapnin edhe më shumë dyqane në të gjithë vendin.

Vitet 1940 dhe Lufta e Dytë Botërore sollën shkatërrim, masat shtrënguese dhe si pasojë furnizimet nuk ishin më të disponueshme. Kompania lulëzoi përsëri në vitet 1950. Vitet ‘80 filluan me fushata të reja reklamash që i shfaqnin gratë dhe vajzat po aq seksi dhe me shumë vetëbesim, dhe djem të palestruar.  Deri më tani, fokusi i publicitetit për të brendshmet e meshkujve ishte te rehatia.

Në kete kohe kompania u zgjerua më tej, duke shtuar dyqane edhe jashtë Austrisë.  Reklamat e njohura janë shkrepur nga fotografë të yjeve hollivudianë si super modelja Cindy Crawford.

Në Tiranë, dyqani zyrtar i Palmers ndodhet në Qendrën Tregtare Toptani ku do të gjeni linjën e plotë të brendshmeve për femra dhe meshkuj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF