KreuArt

Monika Lubonja u dha përgjigje pikëpyetjeve që kishit; nga pse s’është martuar, tek të rejat e ish-banorëve të BBV!

Kur bëhet fjalë për ish-banorët e BBV akoma për shumë nga ne nuk është shuar kurioziteti.
Aktorja Monika Lubonja është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që komentohet ende shumë, për shkak të deklaratave që herë pas here jep për ish-banorët e tjerë por edhe për t’u njohur se si po ecën jeta e saj personale.

Monika është mjaft aktive në rrjetin social instagram duke krijuar një ‘dritare’ ku mund të ndajë informacion për të gjithë ndjekësit e saj.

Së fundmi aktorja realizoi një bisedë virtuale me fansat e saj në Instagram, ku sërish rrëfeu gjëra të reja rreth raportit të saj me ish-banorët e tjerë, por edhe në lidhje me jetën e saj private.

Një nga ndjekësit e aktores e pyeti në Instagramin e saj, pse nuk martohet.

“Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?” – shkruan ndjekësi.

“Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi”– u përgjigj Monika Lubonja duke qeshur.

Në pyetjet nga ndjekësit nuk kanë munguar ato rreth ish-banorëve të BBV, të cilave aktorja nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet.

E pyetur nëse e ka takuar Arjolën jashtë kamerave?

Monika u përgjigj:
“E dashur, jemi takuar kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hajmë dhe me bebat e Arjolë darka shumë të gjata”

Lidhur me momentet e saj në BBV , Pm dhe Sarah, Einxhel apo Trixën Lubonja dha këto përgjigje…

Pyetje: Na mungojnë momenetet e tua në BBV

“Më prit se do të futem në BB2 vetëm për ty”

Pyetje: Si të duken Pm dhe Sarah dhe a ke ndonjë foto me ta?

“Pm dhe Sarah janë çifti më i bukur dhe më i sinqertë që kemi, dje kemi qenë të tre bashkë, kemi darkuar, kemi folur për shumë gjëra të bukura. Unë i përqafoj fort se janë të dy shumë të mrekullueshëm”

Pyetje: Çfarë u bë me atë udhëtimin që do bënit me Einxhel dhe gocat e BBV apo u harrua?

“Folëm atëhere kur Einxheli… Tani Einxheli nuk ka kohë, duhet të shijojë Dagzin, më vonë kemi kohë akoma më vonë”

Pyetje: Si tu duk kënga e Triksës?

“E ndjerë, ashtu siç është vetë Triksa, loqkë e bukur, suksese të tjera edhe mos harro jetë, jep shumë edhe në shpirt”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF