KreuArt

Vëllai i Chris Rock sulmon Will Smith pas incidentit në Oscars

Vëllai i komedianit amerikan Chris Rock u tall me bashkëshorten e aktorit Will Smith, Jada Pinkett-Smith në shfaqjen e tij të fundit të humorit.

Sipas Daily Mail, komediani Tony Rock, performoi në PNC Arena në Raleigh, Karolina e Veriut, të premten, duke hapur shfaqjen e tij me një shaka për villain e tij Chris, i cili u godit me shuplakë nga Smith në Oscars të dielën pasi bëri një shaka për rënien e flokëve të bashkëshortes së tij Jada Pinkett Smith.

“Nëse mendon se do të ngjitesh në këtë skenë, ky nuk është Oscars! Dhe nëse vjen këtu lart, nuk je i nominuar për asgjë por do të përballesh me mua! Nuk doja ta nisja kështu emisionin!”- tha ai.

Tony më parë ndau zhgënjimin e tij për veprimet e Smith kundrejt vëllait të tij dhe ndryshe nga Chris duket që Tony nuk do e pranonte kurrë faljen nga Smith edhe pse ai kërkoi falje në një postim të gjatë në Instagram. Kur një fans e pyeti komedianin përmes Twitter-it: “A e miratoni faljen?”, Toni thjesht u përgjigj të martën, “Jo”.


Smith tronditi botën kur goditi Chris-in pasi komediani bëri shaka për kokën tullac të Jada-s. Aktori dukej se kishte qeshur me shakanë para se të shkonte ta godiste komedianin. Një ngjarje jehona e së cilës vazhdon.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF