KreuArt

BORDO Prill 2022/ Aromë pranvere! 

Nga Ilda Lumani

Ndërsa pranvera ndihet në ajër, tek lulet e sythat e çelur të pemëve, bashkë me gjithë gjallërimin që sjell vetiu në gjendjen shpirtërore të njerëzve, të tillë rrekemi të sjellim edhe në BORDO, një buqetë gjithë aromë, që shpresojmë t’ua bëjë fundjavën dhe kohën e kaluar me të edhe më të bukur.

Rikthimi i Jonida Vokshit në ekran, si prezantuese e një prej formateve më të dashur siç është Gjeniu i Vogël, ishte ngacmimi ynë për ta rekrutuar këtë personazh në kopertinën e muajit Prill… Kjo ishte pikënisja, mandej grupi kreativ u mobilizua dhe rezultati besoj është ky që shihni. 

Gjithë ky numër i BORDO sjell freskinë e stinës dhe personazheve, që kanë qenë IN gjatë këtij muaji, nga ekrani me Cover MEN, Eni Shehun, si moderator i LOVE STORY TALK, tek vajzat e teatrit e filmit: Rudina Dembacaj, Sheila Haxhiraj e Ajsi Xhaxhaj…

Edlina Losha në udhëtimet e saj nëpër botë na zbulon Palestinën e panjohur për ne… Ndërsa për udhëtimet një ditore, Bovilla është destinacioni më i afërt çlodhës dhe me një pamje përrallore për syrin dhe fansat e fotografisë!

Në çdo faqe të BORDO dikush mund të gjejë veten.. edhe atëherë kur kurioziteti mund të zbehet, edhe në faqet e fundit të revistës, në Bibliotekë, do të takoni emrin Timo Flloko, me vargjet e tij, të cilat i prezanton ekskluzivisht tek ne…

Ndërsa për fansat e astrologjisë, sjellim Horoskopin Kinez.
Deri në takimin e ri, shijojeni BORDO, dhe shijoni pranverën!  

 

© BORDO PRILL 2022  

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF