KreuCelebrity

Netflix e Sony ndërpresin bashkëpunimin me Smith!

Pas shuplakës që i dha në skenën e Oscars komedianit Chris Rock, aktorit Will Smith i janë ndërprerë disa nga projektet e ardhshme.

Aktori, i cili i bëri të gjithë të flasin dhe rrëmbeu vëmendjen më të madhe në Oscars 2022, ka një film në Netflix dhe një film për Sony, që janë vënë në pritje sipas “The Hollywood Reporter”.

“Netflix ishte në procesin e gjetjes së një regjisori të ri për ‘Fast and Loose’, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë”, bëhet me dije dhe se Smith do të luante një shef krimi me një problem kujtese.

Sony po ndalon gjithashtu “Bad Boys 4”, që ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF