KreuStil Jetese

Alketa lajmëron nisjen e Piter Pan… dhe është këtë sezon!

Programi aq i dashur për të gjithë fëmijët, por edhe për të rriturit, “Piter Pan” do të vijë pranë publikut më shpejt nga sa e mendonim..

Bëhet me dije se Piter Pan, në edicionin e tij të 5-të, do të fillojë transmetimin në televizionin Klan këtë sezon. Këtë lajm e dha moderatorja e këtij formati Alketa Vejsiu mbrëmjen e kësaj të hënë gjatë spektaklit të “Love Story”.

Kujtojmë që audicionet për fëmijët, të cilët janë protagonistët e këtij programi, kanë filluar dhe pjesëmarrja si çdo vit ka qenë shumë e madhe. Për të gjithë ata që nuk kanë mundur deri tani të marrin pjesë, audicionet vazhdojnë edhe këtë të premte dhe të shtunë, më 8-9 prill, në orën 10:00, në televizionin Klan.

Me regji të Vera Grabockës dhe në drejtimin e Alketa Vejsiut, motorët e edicionit të pestë të Piter Panit janë ndezur, dhe ne jemi të bindur që edhe ky sezon do të jetë thjesht suksesi i radhës..

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF