KreuStil Jetese

Kim Kardashian takohet me gjyshërit e Pete Davidson!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë një nga çiftet më të komentuar në showbizin botëror.

Së fundmi Kim Kardashian po i çon gjërat në një nivel tjetër me të dashurin Pete Davidson. Ata kanë vizituar gjyshërit e Pete Davidson në ishullin Staten, teksa ai po xhironte për një film në Nju Jork.

Dyshja ndaloi në rezidencën, e cila ishte pranë vendxhirimit të Pete. Ndërkohë Kim e ka takuar edhe mamanë e tij Amy vitin e kaluar.

 

Kardashian dhe Davidson kanë dalë që nga tetori, pasi punuan së bashku në një episod të “Saturday Night Live”.

Kujtojmë që gjatë kësaj kohë Kanye West ish-burri i Kim Kardashian është përfshirë në një sërë historish dhe thashethemesh rreth çiftit, duke i sulmuar ata, madje ka kërkuar publikisht nga Kim të bëjnë një tjetër përpjekje me njëri-tjetrin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF