KreuCelebrity

Will Smith ndalohet në Oscars për 10 vitet e ardhshme!

Akadamia e Arteve dhe e Shkencave të Filmit këtë të premte vendosi që Will Smith për një periudhë 10-vjeçare ndalohet të marrë pjesë në mbrëmjet gala të çmimeve Oscars.

Kjo masë është marrë për shkak të incidentit që ndodhi në ndarjen e çmimeve Oscars, ku Will Smith goditi me shpullë komedianin Chris Rock.

Atë mbrëmje, Will Smith për herë të parë në karrierën e tij fitoi çmimin Oscars për rolin e tij në “King Richard”, çmim të cilin Akademia ka vendosur që aktori ta mbajë.

Kujtojmë që Smith ka kërkuar falje për incidentin që shkaktoi dhe ka deklaruar largimin nga Akademia e Oscars.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF