KreuArt

Motra e Emina Çunmulajt gëzon për mandatin e tretë të Vuçiç, i dhuron një puthje

Javën e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç fitoi mandatin e tij të tretë. Por ajo çfarë bëri përshtypje është se kishte përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi. Mesa duket ajo është lumturuar shumë për fitoren e tij, aq sa ka shkuar dhe ka puthur posterin e presidentit, duke dhënë edhe një mesazh të fortë për të ardhmen.

“E ardhmja është e ndritur,”-shkruan ajo krahas postimit.

Pepi, me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi, jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore. Ajo duket se s’ka asnjë problem me të shkuarën e tij dhe mbështet hapur presidentin serb. Ndërsa motra e saj, Emina, është gjithmonë aktive sa herë ka zgjedhje në Mal të Zi, duke përkrahur veçanërisht Nik Gjeloshajn.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF