KreuCelebrity

“Gocë apo çun?”, Sara Berisha reagon pas lajmeve se është në pritje të ëmbël!

Blogerja e njohur Sara Berisha dhe Dj PM, të cilët nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Së fundmi në mediat sociale u aludua se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Shkak për këtë u bë një fotografi e Sarës në ditëlindjen e Monikës, ku barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur.

Blogerja ka zgjedhur që të reagojë në lidhje me këto lajme, duke ripublikuar një fotografi nga ditëlindja e Monikës ku shkruhej “Sarah është në pritje të ëmbël”. Ajo ka ironizuar dhe mohuar lajmet se është shtatzënë duke shkruar, “Gocë apo çun dini gjë ju?”.

Kujtojmë që Sarah Berisha pak javë më parë në një intervistë tha se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF