KreuCelebrity

Ish kunata kërcënoi me vdekje Kylie Jenner!  

 

Kris Jenner dha një dëshmi në gjykatë ku rrëfeu se ish e dashura e djalit të saj,  Rob Kardashian, Blac Chyna, kishte kërcënuar një herë se do ta vriste Kylie Jenner.

Kirs tregoi përpara gjykatës në Los Angeles sesi ishte “alarmuar” vite më parë kur e bija dhe i dashuri i saj i atehërshëm, Tyga i kishte pohuar incidentin dhe kërcënimin që ajo kishte marrë.

Sipas Tygas, në disa raste se Chyna dyshohet se u përpoq ta lëndonte fizikisht atë me thikë.

“Sigurisht që ishte një situatë për t`u shqetësuar shumë, por ne nuk e bëmë publike, vendosëm ta mbanim gjithcka brenda familjes”, theksoi Kris kur gjykatësit e pyetën përse ngjarja nuk u raportua në polici. “Ata jetonin matanë rrugës dhe ajo kishte një fëmijë të vogël. Mendoj se ishim më të shqetësuar për situatën e Tyga-s”, tha më tej.

Chyna nga ana e saj ka paditur Kris, Kim, Khloé dhe Kylie për 40 milionë dollarë humbje të të ardhurave dhe më shumë se 60 milionë dollarë për fitime të ardhshme, me pretendimin se ato i njollosën reputacionin duke i hequr nga dora shumë mundësi financiare pasi dyshohet se anuluan sezonin e dytë të “Rob & Chyna”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF