KreuStil Jetese

Viti i tigrit , ja çfarë simbolizon!

Simbolika e tigrit është fuqia, një qenie hyjnore e cila lidhet me vullnetin, forcën dhe guximin. Por, në fakt  tigri shpesh është parë jo gjithmonë për frikën, por për bukurinë e tij, kombinuar me fuqinë. Në hinduizëm kjo kafshë u bë simboli i autoritetit, ndaj koka e tigrit lidhet me dinastinë kineze Uang, që do të thotë mbret. Fëmijët e lindur në Vitin e Tigrit kishin të pikturuar në ballë elemente që personifikonin trimërinë, forcën dhe shëndetin e mirë.

Në horoskopin kinez tigri renditet i treti dhe përfshin personat e lindur në atë vit, pra cikli llogaritet në zodiak sipas viteve, jo muajve. Viti i Tigrit nuk korrespondon saktësisht me vitet e kalendarit Gregorian. Për periudhën kohore Gregoriane 2022–2023, Viti i Tigrit filloi më 1 shkurt 2022 dhe përfundon më 21 janar 2023. Ky është viti i Tigrit të Ujit dhe të gjithë personat që do të lindin sivjet, do të kenë tigrin si shenjë horoskopi. Të lindurit në vitet 2010, 1998, 1986, 1974 e më radhë, këtë vit do iu bashkohen disa ‘karaktere të ngjashme’ nëpër botë dhe kjo shenjë llogaritet të shfaqet pas plot 20 vitesh.

Totemët më të lashtë të tigrit lidhen me vende si Amerika apo Azia, ku ky simbol për vendasit përfaqëson pushtetin. Psikologjikisht, këto bisha madhështore përfaqësojnë në dukje frikën, por nëse thellohemi, do të zbuloni tek kjo kafshë mistike dhe aftësinë ripërtëritëse, kjo është arsyeja, që gjuetia e tij për qëllime mjekimi konsiderohet ende një akt i dënueshëm, pasi kockat dhe lëkura e tyre, ka veti kurative.

Simboli i tigrit, i shfaqur shpesh si objekt fatsjellës, mund të jëtë në materiale prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe vendosja në hyrje të shtëpive, ose mbajtja brenda tyre nënkupton, rritjen tuaj shpirtërore, kjo sepse kjo kafshë me vija ofron forcë të jashtëzakonshme. Besohet se shumë shamanë të fuqishëm kanë trupa tigri. Shpirti i shamanit, ndërsa ai është duke fjetur, largohet nga trupi i tij dhe hyn në atë të tigrit. Tigri në artin japonez shfaqet i gdhendur në objekte prej qeramike dhe nënkupton mbrotjen, sepse ka fuqi dhe nëse e vendosim në shtëpi, kjo nënkupton mbrojtjen nga çdo e keqe. Ndërsa në kulturën e Pakistanit, ky simbol nënkupton prosperitetin, ndërsa në fenë kineze, është simbol i errësirës dhe hënës së re, simbol i luftës. Në Egjipt, tigrat shpirtërisht përfaqësojnë energjinë ripërtëritëse dhe dominimin duke e lidhur me figurën e zotave shkatërrues. Edhe pse nuk janë vendas në Afrikë, macja e madhe në shumicën e fiseve, simbolizon fuqinë femërore, bukurinë dhe shpejtësinë, agresionin dhe mbrojtjen.

Tigri në ëndërr është një mishërim i lirisë, fuqisë, mirëkuptimit intuitiv, forcës, guximit, optimizmit, shpirtit të lirë dhe mbrojtjes. Kjo kafshë e fuqishme pasqyron gjithashtu emocionet tuaja delikate dhe ndjenjën e të qënit të përmbajtur. Nëse në ëndrra shihni një imazh tigri, kjo nënkupton, kapërcimin e pengesave dhe frikës. Ky imazh përfaqëson aftësinë për të menaxhuar emocionet, është një sinjal që tregon se ndiheni të kërcënuar nga një person ose situatë me cilën do të përballeni. Por një element tjetër janë sytë: nëse shihni sy tigri në ëndërr, pavarësisht ngjyrës së tyre, kjo nënkupton vdekjen, diçka e keqe e cila pritet të ndodhë në jetën tuaj.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF