KreuArt

Pas shuplakës në Oscar, Will Smith bën daljen e parë publike!

Shuplaka e bujshme në Oscars 2022, e ka mbajtur aktorin Will Smith në qendër të vëmendjes për gjithë këtë kohë. Ndonëse ai ka reaguar që pas shuplakës ndaj Chris Rock, dje aktori bëri daljen e parë publike pas incidentit.


Aktori ka udhëtuar drejt qytetit të Mumbai, në  Indi, ku shfaqet i buzëqeshur dhe nuk ka nguruar që të shkrepi disa fotografi me fansat e tij. Ende nuk është e bërë e ditur arsyeja e vizitës së Smith në Indi nëse ka shkuar me pushime apo çështje pune.


Kujtojmë se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit vendosi që t’i ndalojë Will Smith pjesëmarrjen në ndarjen e Çmimit Oscar dhe në ngjarje të tjera të Akademisë për dhjetë vjet. Po ashtu shumë projekte filmike që aktori kishte planifikuar të realizonte janë lënë përgjysme dhe shumë prej tyre janë anuluar.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF