KreuCelebrity

“Do të jesh gjithmonë e vogla e babit..”, Blero emocionon me urimin për të bijën!

Në familjen e Bleros dhe Teuta Krasniqit ditën e sotme ka festë, pasi vajza e tyre Tara mbush 12 vjeçe.

Këngëtari i njohur i ka dedikuar së bijës fjalët më të bukura në këtë ditë të shënuar në rrjetin e tij social Instagram. Ai shprehet krenar për të teksa e përshkruan ditëlindjen e saj si ditën më e mirë e jetës së tij.

“Ta uroj ditëlindjen shpirt i babit, është si me ja uru veti ditën ma të mirw të jetës time, që i bjen ditën kur Zoti na ka beku me ty. Jam krenar babë, me bën të ndihem i rëndësishëm. Duke të parë ty që po rritesh, kam shumë ndjenja mixe. Kënaqësi, stres, krenari, përgjegjësi dhe shumë tjera.

Por gjeja ma e rëndësishme është që je vet jeta për mua, dhe është misioni im i jeës që të jep shembull të mirë për ty. Babi të don pa kufi. Cpufja e babit për mua do të jesh gjithmonë e vogla e babit,  por ma e rëndësishmja e jetës time. TE DUA”, ka shkruar ai.

 

 

 

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF