Telashet për të dashurin e Rihanna-s nuk kanë mbaruar ende; një tjetër akuzë tradhëte shfaqet “në horizont” për të. Një britanike 45 vjecare, nënë e tre fëmijëve, pretendon se A$AP Rocky, i ka “dërguar mesazhe fshehurazi” për muaj të tërë. Sipas The Sun, Jilly O’Donnell, thotë se është kontaktuar nga dikush që duket të jetë reperi në Instagram, dhe është bombarduar me mesazhe flirtuese.
Ky pohim i saj vjen pak kohë pasi këngëtari mohoi fjalët se e kishte tradhëtuar të dashurën e tij shtatzënë me stilisten e këpucëve Amina Muaddi. “Që të jem e sinqertë, nuk e kisha fare idenë se kush ishte ai. Pyeta vajzat dhe më thanë që është i dashuri i Rihannas. M`u duk për të qeshur. Ka miliona ndjekës në Instagram dhe Zoti e di përse zgjodhi të më conte mesazh mua”, tha O`Donnell për The Sun.
Sipas gazetës, Asap i shkroi Jill në dhjetor, kur këngëtarja ka qenë 4 muajshe shtatzënë. Ai madje dhe i ka ofruar ta cojë me avion në Ukrainë, gjatë vizitës së tij në këtë vend përpara pushtimit rus. Duke iu përgjigjur mesazhit, Jilly këmbënguli se kufizimet e udhëtimit e penguan atë të fluturonte pasi vendi vazhdonte të ndjente pasojat e pandemisë së koronavirusit.
Jilly pohoi sidoqoftë se asgjë nuk ndodhi mes tyre dhe shtoi se shpreson që Rocky dhe Rihanna të jenë shumë të lumtur së bashku.