KreuArt

Ndalo shpifjet, ose shihemi në gjyq! Avokati i Bleona Qeretit paralajmëron Evi Kokalarin

Ndalo shpifjet, ose shihemi në gjyq! Avokati i Bleona Qeretit

Avokati i Bleona Qeretit, Marc. E. Kasowitz i ka dërguar një letër Evi Kokalarit ku e paralajmëron të ndalë shpifjet në drejtim të klientes së tij.

E gjithë kjo ‘përplasje’ publike erdhi pasi emri i këngëtares Bleona Qereti u shpall në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sipas aktivistes Evi Kokalari, Bleona nuk është imazhi që partia kërkon të ndërtojë për prezantimin e vlerave të Kuvendit.

“Do doja të shikoja intelektualë dhe shkrimtarë e artistë si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë”!- tha ajo për artisten.

Bleona nuk e ka lënë me kaq dhe si rrjedhojë avokati i saj, Marc. E. Kasowitz i ka dërguar një letër Kokalarit ku e paralajmëron të ndalë shpifjet në drejtim të klientes së tij.

Kasowitz shkruan se ndaj Bleona Qeretit janë bërë deklarata të shumta që sipas tij janë të rreme, keqdashëse dhe shpifëse.

Ai shton se këto deklarata kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Avokati thekson se nëse nuk ndalen akuzat do të nisin një proces gjyqësor për të kërkuar dëmshpërblim.

Letra e plotë

E nderuara zonja Kokalari:

Përfaqësoj znj. Bleona Qereti.
Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit.Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë.
Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz

Marc E. Kasowitz sipas mediave prestigjioze amerikane, njihet gjerësisht si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF