Çokollata me tartuf dhe kokos
Përbërësit: 150 gr çokollatë, 150 gr arra dhe bajame, 50 gr sheqer pluhur, 30 gr gjalpë të butë kokosi të integruar
Përgatitja: Në fillim grijmë çokollatën në rende, pastaj e punojmë me arrat, bajamet e grira, sheqerin pluhur, gjalpin e butë. Pastaj lërini të qetësohen në frigorifer derisa të forcohen. Kur përzierja të jetë ftohur, formoni sfera të vogla me duar dhe i kaloni në kokos të grirë. Në fund, rregulloni tartufët me pluhur kakaoje dhe vendosini në frigorifer para se t’i shërbeni
Involtini me brinjë dhe tartuf
Përbërësit: 1 lugë majdanoz, 16 feta proshutë të tymosur, 16 feta mish derri – brinjë, 1 salcë tartufi, kripë, rozmarinë, vaj dhe piper.
Përgatitja: Ngjeshim fetat e mishit të derrit me një çekiç, i lyejmë me një shtresë të hollë salcë tartufi dhe
i spërkasim me majdanoz të grirë, kripë dhe piper. I presim në copa të vogla dhe vendosim secilën në një shkop bambuje, duke e mbështjellë secilën me një fetë proshutë që e kemi lidhur me spango kuzhine.
Ngrohni vajin e bollshëm në një tigan dhe skuqim roletë. I kullojmë derisa të kenë marrë ngjyrë të artë, i thajmë me letër dhe i servirim të ngrohta.