KreuCelebrity

“Celine nuk është mirë”, anullohet sërish turi në Europë për arsye shëndetësore!

 

Fansat janë të shqetësuar:  katër muaj pasi anuloi turneun në Amerikën e Veriut këtë pranverë për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore, Celine Dion njoftoi se është shtyrë gjithashtu edhe edhe turi europian, i planifikuar sivjet.

“Më vjen shumë keq që duhet të ndryshojmë planet tona të turneut për Europën edhe një herë; fillimisht na u desh të zhvendosnim shfaqjet për shkak të pandemisë, tani janë problemet e mia shëndetësore që na bëjnë të shtyjmë shfaqjet dhe, për fat të keq, të anulojmë edhe disa”,- njoftoi ajo në Instagram.

“Lajmi i mirë është se jam pak më mirë. Po ecën shumë ngadalë dhe është shumë zhgënjyese për mua. Po marr trajtim nga mjekët, po marr ilaçe, por ende po përjetoj disa spazma dhe duhet shumë më shumë kohë që të shërohem nga sa kisha shpresuar,” vazhdon këngëtarja.

Sipas planifikimit, turneu duhet të niste shkurtin e vitit që vjen, e do të zgjaste deri në prill.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF