KreuStil Jetese

Fustani i rrallë i Black Lively: Ndërroi ngjyrë “vetë” gjatë ceremonisë së Met Gala!

 

Veshje të bukura në Met Gala kishte shumë, por asnjë nuk ka befasuar si fustani i aktores Blake Lively. Ajo u shfaq në tapetin e kuq me një krijim nga Atelier Versace, i cili u transformua duke marrë një ngjyrë tjetër teksa ngjiste shkallët.

Fustani ishte zbukuruar me një fjongo gjigante, por aty qëndronte dhe “hileja” e tij: Kur asistentët e zbërthyen, fustani u transformua nga rose-gold në aqua-blue para syve të publikut.

Blake shpjegoi se nga e kishte marrë frymëzimin për veshjen e saj.

Blake Lively’s dress is unveiled at the #MetGala. https://t.co/2kVWwK9Yn6 pic.twitter.com/Vo4XCydMRt

— Variety (@Variety) May 2, 2022

“Në vend që të ndikohesha nga moda në veshje, unë u ndikova nga arkitektura e qytetit të Nju-Jorkut dhe ndërtesat klasike”, tha ajo, ndërsa duke treguar bishtin e fustanit, tha se ‘kjo është plejada e stacionit qendror Grand’. Busti u frymëzua nga Empire State Building, ndërsa kurora nga Statuja e Lirisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF