KreuCelebrity

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Semi Jaupaj bën dedikimin e ëmbël për Bojken Lako!

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako janë një nga ish-çiftet e showbizit shqiptar, të cilët pas ndarjes kanë mbetur miq të mirë.

Këtë na e ka treguar vetë Semi, teksa ka publikuar në Instastory një fotografi të Bojkenit dhe krah saj ka shkruar,  “Best friend for life”.

Vlen të theksojmë se edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Semi ka deklaruar se me Lakon vazhdojnë të mbeten miq dhe kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë, teksa publikoi këngën “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF