“Dhimbje e lehtë”, mes një çifti të martuarish, vazhdon edhe nesër në teatrin eksperimental

Është qeshësh e qash me gjithçka ndodh mes një çifti martuar, ndër vitet e gjata bashkëjetesës mestyre kanë marrë 1001 forma e përjetime nga më esktremet, aq sa s’dijnë se çfarë janë e çfarë duan.

Ai është një burrë që nis të mpaket e të transformohet nga frikërat që po i sjell plakja. Ka vite që ka harruar të jetojë jashtë mureve të shtëpisë, që është ndrydhur në egoizmin e tij, ku me kalimin e kohës nuk ka pasur më vend as për gruan e tij, të bukurën Florë. Ajo është shndërruar në sytë e tij si një objekt më shumë në shtëpi.

Është i sigurt që do ta ketë gjithmonë aty, ndaj s’bën më as më të voglën përpjekje për ta mbajtur. Derisa ajo nis të lodhet, revoltohet, reagojëDerisa vjen ai momenti kur krizat e përditshme, ato voglat e vazhdueshme sizukatja bezidsëse e një blete, shkaktojnë përmbysjen e madhe….

Bëhet fjalë përDhimbje e lehtëtragjikomedinë që ka nisur të shfaqet që prej së enjtes së kaluar në skenën e Teatrit EksperimentalKujtim Spahivogli”, me aktorët Eni Jani e Genci Fuga, për vijuar edhe këtë fundjavë, në datat 5-6-7 dhe 8 Maj, ora 19.00.

Nën petkun e Eduardit dhe Florës, Eni dhe Genci do të sjellin sërish dramën psikologjike këtij çifti, ëndrrat, dëshirat dhe kujtimet e cilëve marrin 1001 trajta, prej pasigurive dhe frikërave burrit i ndillen nga të panjohurat e jetës dhe plakja. Gjendjet e tyre emocionale do pësojnë ulje-ngritje fuqishme. Situatat do të përmbysen e transformohen deri minutën e fundit të kësaj tragjikomedie.

Sipas regjisorit Valdrin Hasani kjo tragjikomedi e shkruar nga shkrimtari i njohur anglez Harold Pinter, krahas dhimbjes lehtë sjell dhe qeshura ama zhyt dhe në mendime: si mos e humbasim atë kemi fituar ndër vite. Çifti sjell Pinteri mund jetë kudo e kurdo. Te dialogjet, monogjet e tyre mund ta gjejë veten çdokush. Të gjithë frigohen nga plakja, tjetërsohen e shpërfytyrohen në forma nga ndryshmet prej pasigurive e ndodh që përplasen te  tjerët, duke cenuar jetën dhe ndjenjat e dobtit, deri ekzagjerim. Ndaj problemet mes Eduardit dhe Florës janë shumë aktuale edhe për shoqërinë shqiptare. “ është dashur shumë pritje e punë për ta realizuar këtë projekt, po e bëj mundur falë mbështetjet Bashkisë Tiranës dhe bashkëpunimit shumë mirë me Teatrin Eksperimental. kur e kam lexuar këtë vepër kam dashur shumë ta sillja skenë, ndaj nëse s’do t’ja arrija, sigurisht që dhimbja s’do ishte aq e lehtë. Por ja bashkë me Eni Janin e Genci Fugën po ja dalim dhe sinqerisht jam shumë i kënaqur me punën e angazhimin e tyre, me frymën e gjithë ekipit, ku bën pjesë dhe aktori Brendi Bega e skenografi Beqo Nanaj”, u shpreh Hasani.

Biletat mund rezervohen me një telefonatë 069 57 177 46 ose te recepsioni i teatrit eksperimentalKujtim Spahivogli

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article