KreuCelebrity

Dukeshin cifti perfekt, aktori braktis gruan shtatzënë: Nuk është fëmija im!

 

Dukej sikur cdo gjë shkonte mirë mes tyre, por gjërat nuk janë gjithmoën ashtu sic duken! Mediat rozë thonë se aktori Steve Burton dhe gruaja e tij shtatzënë Sheree Burton janë ndarë pas 23 vitesh martesë.

Sipas People shkruan se ish-ylli i serialit General Hospital dhe instruktorja e fitnesit nuk janë më bashkë. Ai pretendon se ajo është shtatzënë me një fëmijë që nuk është i tij.

“Doja të sqaroja diçka. Unë dhe Sheree jemi ndarë.Ajo kohët e fundit njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të 4-të. Fëmija nuk është i imi. Ne jemi ende bashkë prindër tre fëmijët tanë të bukur. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këtë kohë”, ka shkruar Steve.

Ai dhe Sheree lidhën kurorë në vitin 1999 pas takimit në xhirimet e General Hospital dhe kanë tre fëmijë bashkë: vajzat Makena, 18, dhe Brooklyn, 7, si dhe djalin Jack, 16.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF