KreuStil Jetese

Gjithçka që duhet të dini për “Bordo Kids” dhe konkursin e fotografive të fëmijëve!

Në traditën e konkurseve fotografikë, që revista BORDO organizon përmes faqes së saj në Instagram, këtë fillim Maji u zhvillua edhe konkursi BORDOKIDS, që ju dedikohet fëmijëve deri në moshën 10 vjeç.


Formula e thjeshtë, ku çdokush mund të dërgojë një foto me të dhënat e fëmijës, dhe mandej publikimi në faqen e revistës, votimi përmes pëlqimeve (‘like’), e mandej dhënia mundësi e më të votuarve për të dalë në editorialet e revistës Bordo në print, edhe këtë herë rezultuan joshës!

Vetëm në pak ditë me qindra imazhe të ëmbla të vogëlushëve kanë mbushur Instagramin e revista BORDO, ndërsa gara duket se do të jetë e fortë.

Ky konkurs ka si destinacion revistën BORDOKIDS, edicioni i tretë i së cilës do të dalë këtë 1 Qershor, si një dhuratë për fëmijët e vegjël në festën e tyre.

Konkursi do të vijojë me publikimin e fotove dhe në datë 10 maj do të jetë dita përfundimtare e tij, ku do të dalë dhe rezultati i 10 më të pëlqyerve.


Fotot e fëmijëve më të votuar, do të publikohen në story-n e revista Bordo, e më pas këta fëmijë do të jenë modelët e rinj të BORDO.

Revista e dedikuar për fëmijët është e hapur për pjesëmarrje të fëmijëve, bizneseve dhe të gjithë atyre që e shohin si një mundësi për t’u promovuar përmes saj.

Ju mirëpresim!
Për çdo pyetje që keni, apo për t’u bërë pjesë e kësaj reviste mos hezito të marrësh në numrin e telefonit: 0 69 303 0810 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF