Rrëfehet Yll Limani, “Kam pasiguri si dukem…”

Këngëtari Ylli Limani ka bërë një rrëfim të gjatë në intervistën e dhënë për emisionin
“A Live Night’.

Artisti ndarë gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë për jetën e tij personale duke folur hapur edhe për pasiguritë.

“Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur.‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestër. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht”, rrëfen Ylli.

Ylli asnjëherë nuk është bërë pjesë e portaleve për sa i përket skandaleve apo “kundërshtarëve” që kanë të bëjnë me muzikën që ai kompozon për publikun.

“Nuk jam prej atyre figurave publike që them, jo po portalet ma nxin jetën, jo po nuk më lënë rehat. Ti ke zgjedhur këtë jetë ku ti përflitesh. Shumica e personazheve publik edhe në Shqipëri edhe në botë nuk është se nuk kanë qejf t’i përmendin portalet, e kam vënë re te disa një lloj kënaqësie. Thonë që nuk u bëhet qejfi, por është një lloj varësie ndaj të qenurit tërë kohën në portale se përndryshe nuk na kishin dhënë material. Mua kurrë nuk më ka pëlqyer jeta e shtrenjtë, drogërat, më pëlqejnë festat më private”, ka thënë Ylli.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article