Will Smith pëson ‘goditjen’ e radhës në karrierën e tij

Që nga shuplaka e OSCRS duket se karriera e Will Smith po kalon disa ‘trauma’.

Filmi i ri nga Apple i aktorit Will Smith, “Emancipation”, i cili pritej të publikohej këtë vjeshtë, është shtyrë “deri në vitin 2023”. Kjo ka ardhur si pasojë e shuplakas që Smith i dha aktorit Chris Rock.

Sipas Dailymail, një burim i njohur me situatën tha se ” vërteta e pashprehur” është se filmi aksion-dramë nuk do të publikohet në vitin 2022. Ky nuk është projekti i parë i Will Smith që po shtyhet apo anullohet pas incidentit në Oscars.

 “This Joka”, seriali stand-up komedi, nuk do të rikthehet për një sezon të dytë. Por, sipas artikullit, shuplaka e Ëill ndaj Chris Rock në Oscar 2022 nuk kishte asnjë lidhje me vendimin. Shfaqja bëri së bashku humoristë të rinj dhe të njohur për të folur për artin e stand-up. Sezoni i parë shfaqi komedianët si Punkie Johnson, Demi Adejuyigbe dhe Baron Vaughn. I xhiruar në Las Vegas, seriali gjithashtu shfaqi biseda midis Ëill dhe aktorëve të humorit.

Will bëri paraqitjen e tij të parë publike pas Oscars në Mumbai, Indi më 23 prill. Aktori u pa duke bërë foto me fansat në një fushë ajrore private.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article