KreuCelebrity

“Për lumturinë e Anës ne..”, Soni Malaj flet për marrëdhënien që ka me ish-bashkëshortin e saj!

Në programin e dashur për të  gjithë  “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e kësaj të hëne ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Soni Malaj.

Një prej pyetjeve që fëmijët i kanë drejtuar këngëtares ishte në lidhje me marrëdhënien që ajo ka me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka edhe një vajzë.

Soni nuk ka nguruar të zbulojë se ruan një marrëdhënie shumë të mirë për të siguruar lumturinë e vajzës së saj.

Babin e vajzës time e kam shok? Me babanw e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”, u shpreh ajo.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF