KreuCelebrity

“Thuaje” rikthen Luana Vjollcën!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej kohësh është shkëputur nga ekrani dhe të gjithë fansat e saj ishin në pritje të një rikthimi.

Mbrëmjen e kësaj të hëne Luana me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë me dije se do të rikthehet shumë shpejt duke postuar një video ku tregon eksperiencat e saj në televizion që nga velinë e “Fiks Fare” deri te “Shiko kush luan”.

“Pas një vitit”, shkruhet krah postimit në faqen zyrtare të projektit, ku në fillim të videos shihet të shkruhet “Thuaje”, një projekt të cilin moderatorja e kishte lajmëruar disa kohë më parë, duke e cilësuar si ‘projektin e jetës’.

Mësohet se bëhet fjalë për një dokumentar, gjithsesi na mbetet të presim njoftimin e radhës nga Luana për të mësuar më shumë..

https://www.instagram.com/tv/CdWPbBVo6XU/?utm_source=ig_web_copy_link

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF