KreuCelebrity

Eli Fara përlotet teksa flet për humbjen e nënës!

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e ftuar këtë të martë te “Rudina”, ku ka folur edhe për humbjen e nënës.

Këngëtarja tregoi se Covid-19 infektoi të dy prindërit e saj, por nëna ishte në gjendje më të rëndë. Gjatë tre muajve, Eli vendosi ta kuronte në shtëpi dhe mundi që jeta e saj të zgjatej edhe disa muaj të tjerë.

Ajo rrëfeu përkujdesjen ndaj të ëmës, netët pa gjumë së bashku me të bijën, Marinën dhe momentin e dhimbshëm në korrik, teksa përlotet kur kujtoi ndjesinë pas ceremonisë mortore.

Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë net pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di”, rrëfeu këngëtarja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF