KreuBusull

U përplasën nga G-Classi në vijat e bardha, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit!

Arjan Konomi, i cili u përplas nga makina me drejtues Ajas Sulejmanin taksa po kalonte në vijat e bardha së bashku me bashkëshorten e tij Vilma Konomin dhe vajzën e tyre 3-muajshe, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

 

Mësohet se gjendja e Konomit është përkeqësuar dhe ndodhet nën mjekim intensiv. Foshnja 3-muajshe fatmirësisht nuk u lëndua nga aksidenti te “Rruga e Kavajës”, kurse bashkëshortja e tij, Vilma ka politraumë por është e stabilizuar.

 

Arjan Konomi, drejtor i Sportit në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma, mjeke pediatre në Kombinat, janë bërë prindër pas 20 vitesh.

 

Kujtojmë që hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës treguan se 39-vjeçari Ajas Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve narkotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF